Shkollat mbyllen, kopshtet jo/ Të hapura janë edhe fakultetet në të gjithë vendin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shkollat mbyllen, kopshtet jo/ Të hapura janë edhe fakultetet në të gjithë vendin

Mësimi në arsimin parauniversitar është pezulluar për tre ditë për shkak të temperaturave të ulëta por paradoksalisht çerdhet, kopshtet dhe universitetet vazhdojnë të jenë të hapura.

 

Qytetarët janë të shqetësuar për këtë situatë dhe nuk mungojnë rastet kur ata i kanë mundësuar edhe ngrohëse kopshteve të fëmijëve, nipërve e mbesave të tyre.

 

Advertisement

QYTETARI 1
“Po ndoshta edhe temperaturat, ndoshta edhe se janë njerëzit në masë me virus sepse edhe fëmijë ka shumë.”

 

QYTETARI 2
“Në shkolla tani nipërit dhe mbesat, ju kam çuar unë, ju kam blerë 4 ngrohëse për klasë. Ajo thotë janë me ngrohje, këtu në Tiranë.”

 

Advertisement

Nga ana tjetër, edhe në fakultete vihen re pakënaqësi nga studentët. Ata tregojnë se ka pasur raste kur kanë lënë auditorin vetëm sepse është ftohtë.

 

STUDENTI 1
“Ka klasa që kanë ngrohje, ndërsa ka klasa edhe që nuk kanë ngrohje. Lashë një orë vetëm ngaqë kasha ftohtë edhe nuk shkova.”

 

Advertisement

 

(Gazetarja) Ka ngrohje në fakultet?
Po.

(Gazetarja) Me çfarë ngroheni?

Me kaldaja, ka disa kaldaja.

Advertisement

 

(Gazetarja) Ka student që kanë lënë auditoret për shkak të temperaturave të ulëta?
Po.

 

Sipas ekspertit të arsimit, Ndriçim Mehmeti, mbyllja e shkollave duhej bërë sipas krahinave dhe temperaturave në qytetet përkatëse.

Advertisement

 

NDRIÇIM MEHMETI
EKSPERT ARSIMI
“Në Tiranë nuk kishte pse mbylleshin shkollat. Nuk u gjykua sipas krahinave apo sipas zonave të ndryshme që të mbyllej, por u mbyll në total. Po pse nuk u mbyllën kopshtet dhe shkollat? Kush e duron më shumë të ftohtin? Pse univeristetet dhe pse një I ri që është 19 vjeç dhe është në shkollë të mesme ka ftohtë dhe një I ri që është në vit të pare të universitetit nuk ka ftohtë?”

 

Vendimin e ministrisë për pezullimin e mësimit, ekspertja e arsimit Valbona Nathanaili e konsideron të pafalshëm. Sipas saj, orët e humbura nuk do të mund të zëvendësohen siç duhet.

Advertisement

 

VALBONA NATHANAILI
EKSPERTE ARSIMI
“Janë mbyllur fizikisht për fëmijët, por nuk do të thotë që fëmijët nuk janë fizikisht në rrugë. Po mbyllim dhe shkollën sepse është moti I keq. E pafalshme patjetër! Edhe mund të zëvendësojmë, mund ta shtyjmë shkollën tre ditë në verë por çfarë do të zëvendësojmë më parë? Dhe ndërkohëvetë ndërprerja e sistemit për arsye të tilla ndikon keq në motivimin e vetë fëmijëve. Dmth. Imagjino, një mot I keqdhe ne nuk do të shkojmë në shkollë. Imagjino ndonjë vështirësi tjetër.”

 

Referuar të dhënave të ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë jane rreth 1100 mësues dhe 1600 nxënës të infektuar në rang vendi me covid. Megjithatë sipas autoriteteve shkak per ndërprerjen e procesit mësmor mbetet moti i acartë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy