Shkollë e re tek Medreseja/ Veliaj: “Ndërtojmë 50 shkolla në total; Mbajmë fjalën për banorët e prekur nga tërmeti”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shkollë e re tek Medreseja/ Veliaj: “Ndërtojmë 50 shkolla në total; Mbajmë fjalën për banorët e prekur nga tërmeti”

Një tjetër shkollë 9-vjeçare në zonën e Medresesë do t’i shtohet sistemit arsimor këtë shtator. Në truallin e ish-ndërtesës së vjetër të UKT-së, Bashkia e Tiranës po punon për ndërtimin e kësaj  shkolle, e cila do të shërbejë edhe për ciklin parashkollor.

 

ERION VELIAJ

KRYETAR I BASHKISE TIRANE

Advertisement

 

Këtë shtator hapim një buqetë shkollash të reja. Këtu më parë ka qenë godina e vjetër e UKT-së, në të cilën po ndërtojmë një shkollë pranë zonës së Medresesë. Me mundësinë që na dha rindërtimi pas tërmetit, sot kemi një shkollë të re këtu, një tjetër në fillim të “Rrugës së Dibrës”, kurse te kthesa e parë në rrugën “Siri Kodra” kemi një shkollë tjetër. Pra, me këto 3 shkolla të reja praktikisht zgjidhet i gjithë segmenti i “Rrugës së Dibrës”, që është një nga zonat jo vetëm më të vjetra, por edhe më të populluara të Tiranës, që do të vazhdojë të rritet.

 

Veliaj tha se janë edhe 10 shkolla në ndërtim e sipër për t’i dhënë fund mësimit me turne.

Advertisement

 

 

“Jemi sot në rreth 40 shkolla të reja, por do kemi edhe një paketë me 10 shkolla të reja këtë vit. Ne do debatojmë, se në këtë vend nuk ecet pa bërë politikë, por të paktën nuk do debatojmë më për mësimin me dy turne. Fillojmë tani tek gjimnazi “Partizani”, do të hapim “Sami Frashërin” këtë pranverë, dhe bëhemi gati për vitin shkollor.”

 

Advertisement

Kryebashkiaku kërkoi bashkëpunimin e prindërve për të dërguar fëmijët e tyre në shkollën më të afërt.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy