Shkon në 110 numri i banesave të dëmtuara nga tërmeti në Bulqizë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shkon në 110 numri i banesave të dëmtuara nga tërmeti në Bulqizë

Grupet e Mbrotjes Civile në Bashkinë Bulqizë kanë verifikuar deri tani 110 banesa të dëmtuara nga tërmeti i së premtes.

Prefekti i Qarkut Dibër raporton se shpërndarja gjeografike është në të gjitha Njësitë Administrative të Bashkisë Bulqizë.

Institucioni i Prefektit ne komunikim me Mbrojtjen Civile të Bashkisë Bulqizë, bazuar në situatën e krijuar nga raportimet nga Njësitë Administrative të kësaj bashkie ku u raportuan dëme në disa banesa për të cilën u ngritën 3 grupe pune për këtë qellim, ku nga verifikimet në terren u konstatuan të dëmtuara 110 banesa, nga të cilat 70-75 banesa të dëmtuara lehtë dhe 30-35 banesa me dëmtime të mesme të shoqëruara me kërkesat e qytetarëve sipas Njësive Administrative të ndara si më poshtë vijon;
Nj.Adm.Shupenzë 25 banesa.
Nj.Adm.Zerqan 22 banesa.
Nj.Adm.Fushë-Bulqizë 28 banesa.
Nj.Adm.Gjoricë 11 banesa.
Nj.Adm.Ostren 9 banesa.
Nj.Ad.Trebisht 6 banesa.
Nj.Adm.Martanesh 6 banesa.
Nj.Adm.Bulqizë, 4 banesa.

Grupet e verifikimit të Bashkisë Bulqizë janë në terren për verifikimin dhe vlerësimin e dëmeve në territor.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy