Shkrimtarja trondit publikun: Babis nuk e planifikoi vrasjen e të shoqes, ishte i rënduar psikologjikisht. Ajo ishte e ndikuar nga rrjetet sociale

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shkrimtarja trondit publikun: Babis nuk e planifikoi vrasjen e të shoqes, ishte i rënduar psikologjikisht. Ajo ishte e ndikuar nga rrjetet sociale

Vrasja e studentes britanike Caroline nga bashkëshorti i saj në Greqi ka shkaktuar tronditje në opinionin publik. Pas zbulimit të së vërtetës, arrestimit të bashkëshortit dhe gjyqi për ta dënuar, një shkrimtare greke ka trazuar sërish situatën.

Mediat greke shkruajnë se përmes një postimi në rrjete sociale, shkrimtarja Chrysiida Dimoulidou ka tentuar të legjitimojë krimin e 32-vjeçarit Babis Anagnostopoulos dhe ka viktimizuar 20-vjeçaren.

“Nuk besoj se Babis e kishte planifikuar vrasjen. Mendoj se gjithçka ndodhi në moment tensioni, lodhje dhe frike të krijuar në kokën e 32-vjeçarit, sidomos pas kërcënimeve që e reja i bënte atij se do merrte fëmijën dhe do largohej” –thotë shkrimtarja.

Për Caroline, ajo shkruan se 20-vjeçarja është ndikuar shumë nga rrjetet sociale.

Advertisement

“Caroline ishte martuar në moshën 18-vjeçare. Kur bashkëshorti i saj dilte dhe vajzën e vendoste në gjumë, e reja hynte në rrjete sociale ose në internet duke parë jetën e bashkëmoshatareve të saj që shkonin nëpër udhëtime të ndryshme duke bërë qejf” – vijon më tej shkrimtarja.

Duke analizuar kështu martesën mes çiftit, ajo vijon më tej duke shpjeguar dhe shkaqet e vrasjes.

“Babis ia mori frymën me jastëk. Është një krim që ndodhi në një moment kur Babis ishte i rënduar psikologjikisht, të gjitha tensionet që ka kaluar i janë kthyer në strese dhe i kanë bllokuar mendjen” – shkruan Dimoulidou.

Postimi i shkrimtares në rrjete sociale ka ngjallur një reagim të ashpër ndaj saj. Shumica e ndjekësve të saj e kanë kritikuar duke i thënë se rëndesa psikologjike nuk e legjitimon vrasjen e 20-vjeçares.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy