Shoferët e vjetër shkaktojnë më shumë aksidente/ Hoxha: Vjen nga besimi i tepëruar, të dënohen me 2 vjet burg të dehurit në timon

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shoferët e vjetër shkaktojnë më shumë aksidente/ Hoxha: Vjen nga besimi i tepëruar, të dënohen me 2 vjet burg të dehurit në timon

Sipas të dhënave të fundit nga INSTAT, shoferët që kanë mbi 9 vjet me patentë, shkaktojnë më shumë aksidente se të rinjtë.

 

Por për ekspertin e sigurisë Gëzim Hoxha, kjo gjë ndodh për shkak të besimit të tepruar që krijojnë shoferët e “vjetër” tek vetja e tyre.

 

Advertisement

Në një intervistë për Vizion Plus, ai tha se kjo kategori e shoferëve, priren të konsumojnë më shumë allkol dhe të rrisin shpejtësinë, në krahasim me drejtuesit e rinj.

 

Aksidentet bëhen nga besimi i tepëruar që kanë drejtuesit e mjeteve. Këta që kanë mbi 9 vjet që ngasin mjetet, përdorin pije alkoolike  dhe rrisin shpejtësinë për shkak të besimit të tepruar që kanë”.

 

Advertisement

Hoxha shton më tej se shqiptarët nuk e kanë në kulturë që kur konsumojnë alkool të marrin një taksi për tu rikthyher në banesë dhe as të ndalojnë drejtuesin e mjetit kur e shohin që është i dehur.

 

Është çështje kulture. Ne renditeshim vendi i fundit ose i parafundit që pimë pije alkoolike. E gjithë bota pi por ata që janë në timon nuk pinë. Ne nuk e kemi kulturën që kur pimë të marrim një taksi. Në grup njerëzish e shohin që shoferi pi dhe ata nuk kanë respekt për veten e tyre se hipin në një mjet me të. Ata duhet të njoftojnë policinë, t’i shfryjnë rrotën e makinës apo t’i marrin çelësat për të reduktuar aksidentet”, tha ai.

 

Advertisement

Eksperti i sigurisë deklaron se nga ana e policisë me heqjen e patentave dhe pikëve është bërë shumë punë e mirë, por ai sugjeron që sado pak i dehur të jetë shoferi, duhet të dënohet me 2 vite burgim.

 

Policia ka bërë shumë punë të mirë në këtë drejtim. Heqja e pikëve ka funksionuar se janë hequr disa patenta.

 

Advertisement

Para 15 viteve të gjithë shoferët udhëtonin të dehur. Kjo ka ndryshuar sot. Une jam për një masë tjetër. Përdore sadopak pije alkoolike, 2 vjet burg, kështu e përdorin edhe disa shtete të tjera”, tha Hoxha.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy