Shokët e zhdukur në Sarandë/ Familjarët protestë përpara Drejtorisë së Policisë: Shteti t’i gjejë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shokët e zhdukur në Sarandë/ Familjarët protestë përpara Drejtorisë së Policisë: Shteti t’i gjejë

Familjarët e dy shokëve të zhdukur, Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari, po zhvillojnë një protestë përpara Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Me fotot e familjarëve të tyre në duar, ata bëjnë apel për zbardhjen e çështjes, për të cilën pretendojnë se është neglizhuar.

 

“Shteti ka mundësinë që ti gjejë personat, nuk ka lidhje me konfliktin për pronën. Nuk ka pasur as konflikte dhe as gjëra për tokën. Kemi ardhur që të bëjmë protestë paqësore, asnjëherë me dhunë, shteti të ngulmojë dhe ti gjejë”, shprehet një nga familjarët.

 

Advertisement

Më herët, ata kanë zhvilluar protesta edhe përpara autoriteteve në qytetin e Sarandës, ku edhe iu janë bashkuar uniformave blu në kërkimet për dy të zhdukurit.

 

Kërkimet vijojnë, ndërsa autoritetet nuk kanë ende një përgjigje mbi fatin e dy shokëve, Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari.

 

Advertisement

Lidhur me këtë rast policia ka marrë dëshmitë e mbi 20 personave.

 

Pista e parë e ngritur nga policia është e shkuara kriminale e dy shokëve. Por një tjetër pistë lidhet edhe me një pronë që Leonard Thodhori ka shitur tek disa persona të tjerë. Ka dyshime që pas negociatave, palët të kenë patur përplasje për shumat e parave dhe Thodhori bashkë me shokun e tij Sulovari të kenë kërkuar sqarime.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy