Shokuese/ Marjeta Karaj dogji për së gjalli të dashurin e saj. Ja detajet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shokuese/ Marjeta Karaj dogji për së gjalli të dashurin e saj. Ja detajet

Menduh Kurt-Deda është marrë peng, dhunuar dhe më pas është djegur i gjallë në vitin 2017 në Kodër Shupal në afërsi të Malit të Dajtit. Ngjarja horror e ndodhur para 5 vitesh u zbardh nga policia e Tiranës, e cila arrestoi 2 autorët dhe shpalli në kërkim një tjetër.

 

 

Krimi tronditës erdhi për shkak të një konflikti mbi një borxh prej 1 milionë lekësh që viktima i kishte marrë Marjeta Karajt. Kjo e fundit, së bashku me djalin e saj Besmir Karaj si dhe shokun e tij, Gazmir Ngota, planifikuan dhe realizuan ekzekutimin e Kurt-Dedes.

Advertisement

 

 

 

Kreu i Policisë së Tiranës, Lorenc Panganika tregoi se ngjarja u zbulua pas përgjigjeve të analizave të ADN së viktimës si dhe provave të tjera të dokumentuara.

Advertisement

 

 

LORENC PANGANIKA

DREJTOR I POLICISE TIRANE

Advertisement

 

Nga tërësia e veprimeve hetimore, të kryera në kuadër të procedimit penal nr. 4682/2017, të rifilluar, rezulton se të 3 këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi kanë kontaktuar në zonën e Xhamllikut, shtetasin Menduh Kurt–Deda, i cili fshihej prej kohësh, si pasojë e një borxhi të pashlyer, e kanë marrë me forcë atë, në automjet, dhe kanë shkuar në zonën e Alliasit, ku kanë ushtruar dhunë ndaj tij. Më pas, shtetasit B. K. dhe G. N., e kanë transportuar shtetasin Menduh Kurt–Deda, në një zonë pyjore, në vendin e quajtur “Kodër Shupal”, ku pasi e kanë dhunuar dhe lidhur 61-vjeçarin, e kanë djegur atë me lëndë djegëse.

 

 

Advertisement

 

Menduh Kurt Deda dhe Marjeta Karaj kishin themeluar së bashku qendrën “Ndihmë dhe kujdes për fëmijët jetimë të ushtarakëve, brenda dhe jashtë vendit”.

 

 

Advertisement

Gruaja 56-vjeçare ishte aktive në këtë shoqatë, duke zhvilluar aktivitete të ndryshme. Ajo i kishte dhënë një milionë lekë të reja borxh Menduh Kurt-Dedës, i cili nuk ja kishte kthyer. Për pasojë, ai u mor peng dhe u dogj pranë malit të Dajtit.

 

 

 

Advertisement

Kufoma ndërkohë u identifikua përmes analizave shkencore të pjesëve që nuk ishin shkrumbuar nga zjarri.

 

 

 

Advertisement

Burimet bënë të ditur se pas arrestimit, Marjeta Karaj hodhi poshtë akuzat, ndërsa bashkëpunëtori tjetër  Gazmir Ngota e pranoi krimin, duke rrëfyer me hollësi planin e vrasjes.

 

 

 

Advertisement

Ndërkohë, i shpalluri në kërkim Besmir Karaj ndodhet në Itali dhe policia po punon me homologët e huaj për arrestimin e tij.

 

 

Dyshohet se Marjeta Karaj dhe viktima kishin një lidhje intime.

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy