“Shoqëria po vuan nga probleme psikologjike”/ Psikologu: Studimet në vendin tonë nuk ekzistojnë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Shoqëria po vuan nga probleme psikologjike”/ Psikologu: Studimet në vendin tonë nuk ekzistojnë

Psikologu dhe padagogu Skerdi Zahaj ka qenë mbrëmjen e sotme në studion e “Quo Vadis” ku po diskutohet për kriminalizimin e shoqërisë.

 

Zahaj thekson se ka një rritje të raportimit të këtyre rasteve dhe vëmendja e publikut ka qenë në këto ngjarje të rënda të ndodhura kohët e fundit. Sipas tij, shoqëria jonë po vuan nga probleme psikologjike shumë të mëdha.

“Ka një lloj rritje të raportimit dhe ka bërë që vemendja e publikut të jetë ndaj këtyre ngjarjeve tragjike. Kanë shkaktuar reagime shumë të forta dhe kjo tregon që shoqëria jonë po vuan nga probleme psikologjike shumë të mëdha.

Advertisement

 

Diskutimi nuk con në parandalim, as trajnimet as edukimet në forma të ndryshme. Parandalimi kërkon shumë kohë shumë, investim dhe jo sa herë ndodh një ngjarje e rëndë ne kujtohemi dhe ka një valë psikologët ftohen, apo ekspertë të fushës ngrihen për një ccështje, mbyllet ajo cështje”, u shpreh ai.

 

Gjithashtu Zahaj ngriti shqtësimin se në Shqipëri nuk ka të dhëna apo statistika lidhur me rastet e abuzimeve me fëmijët. Ai tregon se kur u jep mësim studentëve u referohet statistikave të SHBA pasi në Shqipëri nuk ka të tilla.

Advertisement

 

 

“Për fat të keq të dhënat i marrim nga media dhe nuk kemi studime shkencore që të krahasojmë. Kur u jap studentëve mësim u jap statistika nga Amerika, studimet në vendin tonë janë në fillesat e tyre për të mos thënë që nuk ekzistojnë,.”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy