
Arlind Qori do të kryesojë listën e kandidatëve për kryetarë të Bashkisë Tiranë. I dyti në renditje është komunisti Marko Dajti, nga partia Fronti i Majtë. Lejla Përnaska nga PDIU është numri 3 në fletën e votimit.
Kreu aktual i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj do të kërkojë një mandat të tretë me numrin 4 në renditje. Kundërshtari i tij direkt, Belind Këlliçi nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” reshtohet pas Veliajt dhe do të kërkojë votëbesimin e qytetarëve me numrin 5. Menjëherë pas tij vjen Roland Bejko me numrin gjashtë, kandidati i PD zyrtare renditet i fundit në fletën e votimit.
TIRANA
Numri 1 – Arlind Qorri
Numri 2 – Marko Dajti
Numri 3 – Lejla Përnaska
Numri 4 – Erion Veliaj
Numri 5 – Belind Këlliçi
Numri 6 – Roland Bejko
ELBASAN
Numri 1 – Gledjan Llatja
Numri 2 – Luçiano Boçi
VLORË
Numri 1 – Hysni Sharra
Numri 2 – Ermal Dredha
DURRËS
Numri 1 – Igli Cara
Numri 2 – Emirjana Sako
KAMËZ
Numri 1 – Rakip Suli
Numri 2 – Bilbil Bajraktari
Numri 3 – Arjan Hoxha
BERAT
Numri 1 – Zija Ismaili
Numri 2 – Ervin Demo
SHKODËR
Numri 1 – Benet Beci
Numri 2 – Bardh Spahia