Shpenzimet e partive në fushatë/ PS harxhoi 172 milionë lekë, PD harxhoi 47 milionë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shpenzimet e partive në fushatë/ PS harxhoi 172 milionë lekë, PD harxhoi 47 milionë

Të gjitha subjektet politike që morën pjesë në parlamentaret e 25 Prillit dorëzojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve raportet për të ardhurat dhe shpenzimet e kryera.

Nga të dhënat ku janë të listuara të veprimet financiare që secila parti apo kandidat i pavarur ka kryer, rezulton se Partia Socialiste e cila fitoi edhe zgjedhjet ka shpenzuar më shumë para për fushatën elektorale.

Mbi 172 milionë lekë është shuma e harxhuar nga socialistët që morën fitoren e tretë në radhë në zgjedhjet e përgjithshme. Nga kjo shumë sipas të dhënave zyrtare të PS, shpenzimi më i madh është bërë nga vetë partia me mbi 133 milionë lekë dhe më pak nga kandidatët për deputetë.

Partia më e madhe në opozitë, ajo demokratike rezulton se ka shpenzuar mbi 47 milionë lekë, tre herë më pak krahasuar me Partinë Socialiste. Edhe në rastin e PD-së, pjesa më e madhe e parave janë shpenzuar nga vetë partia dhe disa herë më pak nga kandidatët.

Advertisement

Edhe Lëvizja Socialiste për Integrim është thuajse në të njëjtat shifra me ish aleatët e tyre, demokratët. Mbi 43 milionë lekë për fushatën e tyre elektorale që në fund nxori vetëm katër deputetë.

Ajo që vihet re në raportet financiare, janë edhe shumat që dy partitë kryesore, socialiste dhe demokratike u kane dhene kompanive që i kanë këshilluar për fushatat.

Socialistët kanë pagur mbi 7 milionë lekë për tu këshilluar ndërsa kundërshtarët e tyre, Partia Demokratike ka shlyer dy kompani, me vlerë totale mbi 8 milionë lekë.

Me dorëzimin e raporteve financiare, secili dokument do të kalojë në procesin e verifikimit nga grupi i audituesve në KQZ për të verifikuar nëse të dhënat janë të sakta. Me përfundimin e këtij procesi, për secilin subjekt politik do të bëhet një raport përfundimtar nëse kemi të bëjmë ose jo me deklarime të pasakta.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy