Shpërndanin lëndë narkotike/ Arrestohen dy të rinjtë në Berat, çfarë sekuestroi policia

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shpërndanin lëndë narkotike/ Arrestohen dy të rinjtë në Berat, çfarë sekuestroi policia

Policia ka arrestuar dy të rinj në Berat pasi dyeshohet se ishin shpërndarës të lëndërve narkotike.

 

Të dy shtetasit e identifikuar si XH.B dhe A.M nga 25-vjeç, e ushtronin aktivitetin e tyre në Berat ndërsa janë arrestuar në flagrancë.

 

Advertisement

Policia ka sekuestruar një automjet, një motomjet dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga veprimtaria kriminale.

 

Njoftimi:
Ushtronin aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike, vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohen një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, një automjet, një motomjet dhe një sasi parash që dyshohet se është përfituar nga veprimtaria kriminale.

Advertisement

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Berat, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se dy shtetas ushtronin këtë aktivitet kriminal në qytetin e Beratit, organizuan punën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit Xh.B., 25 vjeç dhe A.M., 25 vjeç, të dy banues në lagjen Uznovë, Berat.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në periudha të ndryshme kohore, kanë ushtruar aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në qytetin e Beratit.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, një automjet, një motomjet dhe një sasi parash që dyshohet se është përfituar nga veprimtaria kriminale e shitjes së lëndëve narkotike.

Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve.

Advertisement

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy