Shpërndanin lëndë narkotike në Tiranë/ Policia arreston dy të rinj, sekuestrohen mbi 1 kg drogë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shpërndanin lëndë narkotike në Tiranë/ Policia arreston dy të rinj, sekuestrohen mbi 1 kg drogë

Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë, pasi u kapën duke shpërndarë lëndë narkotike.

 

Në kuadër të operacionit “Vora 2” u arrestuan shtetasit me iniciale E. A. (M)., 37 vjeç dhe A. K., 22 vjeç.

 

Advertisement

Në parkingun e një kompleksi në Vorë, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar këta 2 shtetas, të cilëve gjatë kontrollit fizik, iu gjetën dhe sekuestruan 1 kg e 500 gramë lëndë të dyshuar narkotike të llojit kanabis.

 

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Vora 2”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

 

Advertisement

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 7. 

 

Vihen në pranga 2 shtetas, të cilët, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shpërndanin lëndë narkotike kanabis.        

 

Advertisement

Sekuestrohen 1 kg e 500 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis.  

 

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë  kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 7, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Vora 2”.    

 

Advertisement

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

 

– E. A. (M)., 37 vjeç dhe A. K., 22 vjeç, të dy banues në Tiranë.  

 

Advertisement

Në parkingun e një kompleksi në Vorë, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar këta 2 shtetas, të cilëve gjatë kontrollit fizik, iu gjetën dhe sekuestruan 1 kg e 500 gramë lëndë të dyshuar narkotike të llojit kanabis.  

 

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin lëndë të dyshuar narkotike të llojit kanabis dhe më pas e shpërndanin në Kamëz dhe Vorë.

 

Advertisement

Materialet proceduale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy