Shpërthen bombola në një bujtinë në Voskopojë/ Plagosen rëndë tre persona 

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shpërthen bombola në një bujtinë në Voskopojë/ Plagosen rëndë tre persona 

Shpërthen bombola në një bujtinë në Voskopojë.

Nga shpërthimi janë plagosur tre pesrona, punonjës të bujtinës. Burimet spitalore bëjnë me dije se njëra prej tyre, Anxhela Najtellari, banore në fshatin Voskopojë, puntore në këtë bujtinë, nga shpërthimi i bombolës ka pësuar djegie të rënda në fytyrë dhe në pjesët e duarve, ndërsa dy personat e tjera gjithnjë sipas të njëjtin burim, kanë pësuar djegie në gjymtyrët e sipërme.

Të tre të dëmturit mësohet të jenë jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që Anxhela Najtellari, nuk përjashtohet mundësi të dërgohet në QSUT për mjekim më të specializuar. Policia nuk jep shumë detaje për ngjarjen, por burime të siguruara thanë se Anxhela ka qënë duke ndezur një bombol për ngrohje dhe në moment ajo ka shpërthyer. Policia është në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet e shpërthimit të bombolës. Ekspertët nuk e përjashtojnë mundësinë e rrjedhjes së gazit, çka dhe ka sjellën situatën e rëndë në ato momente.

Të tre të lënduarit punojnë në bujtinën e cila ndodhet në fshatin e njohur turistik të Voskopojës, ku për shkak të temperaturave të ulëta banorët por edhe operatorët turistikë ngrohjen e sigurojnë më së shumti me dru zjarri dhe një pjesë tjetër me kaldaja dhe në shumë pak raste me bombola me gaz.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy