Shpërthim me lëndë plasëse në dyqanin e Noizyt në Durrës, nuk ka të lënduar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shpërthim me lëndë plasëse në dyqanin e Noizyt në Durrës, nuk ka të lënduar

Një sasi lënde plasëse i është vendosur lokalit të reperit të njohur, Noizy.

 

hpërthimi në lokalin e reperin ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm.

 

Advertisement

Nga të dhënat e para, raportohet se nga shpërthimi janë dëmtuar xhamat në të dy katet e ndërtesës.

 

Ngjarja ka ndodhur vetëm dy ditë pas sherrit mes dy reperëve, ku në një video Noizy shfaqej duke qëlluar me grushte reperin Cllevio, para lokalit të tij.

 

Advertisement

Lidhur me ngjarjen, policia procedoi penalisht për dhunë Noiyzin, si dhe babanë e tij për fyerje.

 

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 08.06.2022, rreth orës 04:24, në lagjen Nr.13, në një ambient (butik rrobash) të marrë me qira nga shtetasi B.R., ka shpërthyer një sasi lënde eksplozive.

Advertisement

Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit/ve.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy