
Shpopullimi i vendit, kryesisht nga moshat e reja, është faktori kryesor i varfërimit të Shqipërisë.
Kështu ka deklaruar deputetja e PD Jorida Tabaku, e cila në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se popullsia e Shqipërisë është tkurrur me 1,3% në 2022 dhe kjo sipas saj është rënia më e madhe që nga lufta e dytë botërore.
Tabaku shton se sot sfida më e madhe është frenimi i emigracionit dhe lufta kundër korrupsionit.
Popullsia e Shqipërisë është tkurrur me 1,3% në 2022 rënia më e madhe që nga lufta e dytë botërore dhe fatkeqsisht sot po largohen të rinjtë dhe farca aktive e punës.
Advertisement7.% e të larguarve janë të rinj, pjesë e shtresës së mesme të arsimuar e pjesë e një grupi të jashtëzaknshëm që duhej të ishte forca kryesore për ndryshim.
Varfërimi Shqipërisë nis që nga momenti i braktisjes së vendit ng arinia dhe nga plkaja e shpejtë.
AdvertisementShifrat për krizën demografike janë aty përpara syve të ccdokujt, përpara tavolinës së qeverisë që refuzon të pranojë realitetin.
Shkaqet e emigrimit mbeten të njëjta prej mbi 10 vjet; korrupsioni, mungesa e lirisë ekonomike, zhdukja e mobilitetit social.
AdvertisementIlacci për sëmundjen e emigracionit mbetet lufta kundër korrupsionit, tregu i lirë, konkurenca dhe meritokracia.
Nuk mund të ndërtojmë një Shqipëri europiane nëse minojmë demokracinë dhe tregun e lirë, nëse subvencionojmë korrupsionin dhe mbështesim kleptokracinë.
AdvertisementSot sfida më e madhe që ka ekonomia shqiptare, që po i humb cdo ditë mundësitë është emigracioni, sot sfida kryesore që ka poliitka është emigracioni!