minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
“Shporru kryeministër”, qytetarët në Greqi ‘shpërthejnë’ në ofendime ndaj Mitsotakis - Struga.info


“Shporru kryeministër”, qytetarët në Greqi ‘shpërthejnë’ në ofendime ndaj Mitsotakis

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Shporru kryeministër”, qytetarët në Greqi ‘shpërthejnë’ në ofendime ndaj Mitsotakis

Ofendimet ndaj  kryeministrit Kyriakos Mitsotakis janë rritur ditët e fundit pasi Athina po lufton me flakët prej ditësh tashmë.

Ndërsa gazetarët i marrin në intervistë, qytetarët gjejnë momentin dhe nisin me ofendime nga më të rëndat ndaj tij, pas zhvillimeve negative në vend.

Videot janë bërë virale në rrjete  sociale, ku qytetarët bërtasin me të madhe “Shporru Mitsotakis!”.

Kujtojmë se Greqia po kalon një nga periudhat më të këqija në vend pasi zjarret vijojnë të shkrumbojnë biznese, shtëpi e pyje.

Advertisement

Mijëra vetë kanë humbur strehët e tyre, ndërsa vendi vijoj të përballet me temperatura 40 deri në 45 gradë Celcius.

Një 38- vjeçar në veri të Athinës ndërroi jetë, pasi u godit nga një shtyllë elektrike. Në afërsi të Kryonierit ndërroi jetë edhe presidenti i Dhomës së Industrisë e Tregtisë në Athinë, Konstantions Michalos, i cili u gjet pa jetë në fabrikën e tij shumë pranë zjarreve.

Nga veriu i Athinës zjarret vazhdojnë në drejtim të Liqenit Maraton, rezervuari më i madh ujor i qytetit, ndërsa autostrada që lidh Athinën me veriun e vendit është mbyllur të shtunën.

Ndërkohë qindra zjarrfikës luftojnë me ndihmë nga Franca, Suedia, Rumania, Qiproja e Zvicra kundër zjarreve masive.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy