Shqipëria “blindon” kufijtë, kaos në dogana, udhëtarët refuzojnë testimin për fëmijët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shqipëria “blindon” kufijtë, kaos në dogana, udhëtarët refuzojnë testimin për fëmijët

Kaos dhe pritje e madhe në doganet e Shqiperise me Kosven dhe Maqedonine e Veriut per shtetasin qe futen ne vendin tone, pas futjes ne fuqi te masave shtrenguese anti-Covid.

Bekim Rexhepi, nga Tetova  këtë të hënë bashkë me familjen e tij u nisen kete te hene drejt bregdetit shqiptar për të kaluar disa ditë, por u kthye mbrapsht në pikën kufitare të Qafë Thanës për shkak të masave të reja kufizuese.

Bekimi me profesion mjek, refuzoi që t’u bënte fëmijëve testin PCR.

 

Advertisement

 

BEKIM REXHEPI – MJEK NGA TETOVA

Dua te kalojme disa dite ne bregdet. Por jemi bllokuar ketu ne qafe thane. Sepse dhe femijet 6 deri ne 11 qe kemi ne duhet te kene pcr test. Ky nuk eshte nje standard qe mendoj se aplikohet ne na nje vend europian por ja qe shteti jon na ben nje shantazh te tille. Na vjedh ne mes te rruges ne dite me diell.

 

Advertisement

Ai tha se kostoja e tamponit në doganë është tejet e lartë, ndërsa kërkon nga autoritetet që të lehtësojnë masat për fëmijët.

 

 

Nuk e di kush eshte kjo kompani fantazem qe aplikon teste dhe tek femijet. Ky test ne cdo vend europian eshte 80 cent. Ne vendin tone shitet nga 2 euro. Ndersa ketu ne dogane 25 euro.

Advertisement

 

Ndonëse shumë persona u kthyen mbrapsht në këtë pike kufitare, të tjerë udhëtarë vendosën të zbatonin rregullat për të hyrë në territorin shqiptar.

 

 

Advertisement

Në Maqedoni kur lexova para se të nisesha nuk kishte gjë për testin PCR për fëmiëjt. Erdha këtu pastaj më thanë që duhet. E bëra.

 

Edhe në portin e Durrësit të gjithë pasagjerët iu nënshtruan masave të vendosura nga komiteti teknik i ekspertëve.

Ndërkohë në Pikën Kufitare të Morinit pati radhë të gjata në të dy krahët.

Advertisement

Asnjë person i huaj nuk u lejua të kalojë në territorin shqiptar pa pasur me vete certifikatën e vaksinimit, testin PCR apo ate sereologjik që tregon se ka kaluar Covidin.

Ndërkohë shtetasit shqiptar që kishin mungesë dokumentacioni do qëndrojnë në karantinë për 10 ditë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy