Shqipëria destinacion fundjave/ Mijëra qytetarë futen nga Qafë-Thana

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shqipëria destinacion fundjave/ Mijëra qytetarë futen nga Qafë-Thana

Rritet numri i hyrje-daljeve në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës. Burime zyrtare bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit në të dyja anët e kufirit me vendin fqinj kanë hyrë dhe kanë dalë më shumë se 5000 shtetas.

Të njëjtat burime thanë se gjatë orëve të fundit numri i hyrjeve nga Maqedonia e Veriut në drejtim të vendit fqinj ka shkuar në 2660, numër ky që është më i larti i regjistruar gjatë muajve të fundit.

Gjatë 24 orëve të fundit, nga vendi ynë në drejtim të vendit fqinj kanë dalë 2460 shtetas, pjesa më e madhe e të cilëve, bëjnë me dije burime zyrtare, përdorin Maqedoninë e Veriut si vend tranzit për të hyrë në shtetin helen.

Për të përballuar fluksin në rritje pala shqiptare po punon me 5 sportele në hyrje dhe dalje ndërsa pala maqedonase me 4 të tilla. I lartë fluksi i hyrje daljeve gjithnjë sipas burimeve të siguruara nga pika e kalimit kufitar të Qafë Thanës ka qënë edhe paraditen e sotme pasi shqiptarët e Maqedonisë së Veriut kalojnë fundjavën në Shqipëri.

Advertisement

Nga ana tjetër, gjatë orëve të fundit në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, nga Greqia kanë hyrë në vendin tonë 345 shtetas dhe 193 mjete.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy