Shqipëria drejt një mbylljeje të dytë? Përgjigjet Rama

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shqipëria drejt një mbylljeje të dytë? Përgjigjet Rama

Shifrat e të infektuarve dhe të viktimave nga koronavirusi ditët e fundit kanë qenë të larta.

 

Por kryeministri Edi Rama deklaroi këtë të hënë para gazetarëve se momentalisht nuk po diskutohet për një karantinë totale.

 

Advertisement

Ai tha se me rëndësi në këto momente është të zbatohen masat në fuqi, shkruan “Vizion Plus”.

 

“Nuk janë numra që nuk i prisnim për hir të së vërtetës. Duke u mbyllur, virusi nuk ikën, por ekspozimi është më i vogël. Nuk mund të rrimë mbyllur derisa të ikë virusi sepse kjo është e pamundur, strategjia është duke ecur me kujdes dhe duke u kërkuar njerëzve që të bëjnë atë dreq detyre që të zbatojnë ato masa. Dikush më tha pse e mban ti akoma maskën, apo ishte ujë fiziologjik vaksina që bëre. Në fakt uji fiziologjik duhet shkarkuar nga koka e disa analistëve sepse kanë ujë mbi normën. Nëse do të kemi shtrëngim masash, do të kemi në radhë të parë shtrëngim të zbatimit të këtyre masave. I kuptoj shumë mirë studentët që duan të kthehen në auditore. Nuk janë masat që e kanë fajin. Shpresoj të mos vijë fare momenti për të diskutuar për mbyllje, por të jemi realistë, kjo është një luftë nervash që duhet ta bëjë gjithsecili.”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy