Shqipëria kërkon 700 milionë euro borxh, ankand në bursën e Londrës për Eurobondin e pestë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shqipëria kërkon 700 milionë euro borxh, ankand në bursën e Londrës për Eurobondin e pestë

Këtë të enjte në bursën e Londrës po zhvillohet ankandi për Eurobondin e radhës, duke kërkuar 700 milion euro borxh.

 

Situata konsiderohet pozitive, pasi investitorët kanë shfaqur interes për të financuar.

 

Advertisement

I gjithë procesi pritet të finalizohet brenda ditës, ndërsa pritshmëritë janë që norma e interesit të jetë brenda 4%.

 

 

Kjo është hera e pestë që qeveria po emeton një Eurobond. I fundit ishte në qershor 2020, kur u mor një shumë prej 650 mln euro me një normë prej 3.6 %.

Advertisement

 

Qeveria këtë viti rriti kërkesën për financim me synimin që të shfrytëzojë normat e ulëta të interesit, pasi në valën e inflacionit që ka përfshirë tregjet, tendenca duket se nga viti që vjen këto norma do të rriten.

 

Paratë që do të sigurohen, do të përdoren për të financuar deficitin e krijuar si pasojë  e shpenzimeve të larta në kushte pandemie, ndërsa një pjesë tjetër do të lihet në thesar për t’u përdorur vitin që vjen, sipas nevojave të qeverisë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy