Shqipëria merr Presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së/ Rama dhe Xhaçka nisen drejt SHBA

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shqipëria merr Presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së/ Rama dhe Xhaçka nisen drejt SHBA

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka nisen sot drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në kuadër të Presidencës së Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB .

 

Paraditen e 2 qershorit, kryeministri Rama do të drejtojë debatin e hapur të nivelit të lartë të Këshillit të Sigurimit mbi llogaridhënien ndërkombëtare, si një ndër përparësitë e vendit tonë në Këshillin e Sigurimit, të theksuar edhe më shumë për shkak të agresioni të Rusisë kundër Ukrainës.

 

Advertisement

 

Debati i kryesuar nga Rama shënon fillimin e zbatimit të planit të punës të Presidencës së Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit.

 

Takimet e kryesuara nga kryeministri do të pasohen nga disa veprimtari të tjera shënjuese, përgjatë muajit qershor përfshirë në nivel Ministror.

Advertisement

– Debat i hapur drejtuar nga MEPJ Olta Xhaçka, mbi tematikën Gratë, Paqja dhe Siguria, me nëntemë “Roli i organizatave rajonale për zbatimin e GPS në situata trazirash politike dhe marrje pushteti me dhunë” (15 Qershor);

– Sesion informimi, drejtuar nga MEPJ Olta Xhaçka, mbi bashkëpunimin mes OKB dhe organizatave rajonale, ku do të ftohet Bashkimi Europian (16 qershor);

– Debat i hapur mbi Metodat e Punës të Këshillit të Sigurimit, drejtuar nga Ambasadori i RSH në OKB, NY (28 qershor).

 

Advertisement

Kjo është hera e parë që Shqipëria mban presidencën e KS gjatë mandatit të saj dyvjeçar në Këshill.

 

Gjatë qëndrimit në Nju York KM dhe MEPJ do të priten në takime nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB, António Guterres si dhe nga ambasadorja e SHBA pranë OKB-së, Linda Thomas-Greenfield, takim ky në kuadër të bashkëpenësisë që Shqipëria dhe SHBA kanë lidhur me Ukrainën. Gjatë muajit maj presidencën e Këshillit të Sigurimit e kishte SHBA.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy