Kryeministri Edi Rama ka falenderuar lojtarët e Kombëtares Shqiptare për emocionin e dhuruar, teksa kualifikojnë Shqipërinë për në “Euro 2024”. Kreu i qeverisë ka ndarë një foto të tabelës së grupit E, ku Shqipëria kryeson.
“Faleminderit kuqezinjve për këtë dhuratë fantastike”, shkruan Rama duke shtuar “Ëndrra vazhdon”.
Advertisement
Kuqezinjtë u kualifikuan zyrtarisht për në Kampionatin Europian, që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Gjermani. Barazimi 1 me 1 kundër Moldavisë, në transfertë i mjaftoi Kombëtares tonë për të siguruar biletën për në “EURO 2024”.
Advertisement