Shqipëria në protestë/ Rama: Kjo është e papranueshme dhe këtë s’e bën kurrë populli

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shqipëria në protestë/ Rama: Kjo është e papranueshme dhe këtë s’e bën kurrë populli

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me protestat kundër rritjes së çmimeve.

 

Përmes replikave në rrjetet sociale, Rama shkruan se kjo është e papranueshme dhe këtë s’e bën kurrë populli, po manipulatorët e mirënjohur që hedhin gurin e fshehin dorën.

 

Advertisement

Rama shkruan se situata është kështu për shkak të luftës dhe se qeveria prej muajsh paguan diferencën gjithnjë e më të madhe mes çmimit real të energjisë dhe çmimit në faturën e çdo familjeje.

 

“Populli është fjalë e madhe shumë, nuk janë as njëmijë as dymijë dhe as dhjetë mijë vetë po deshe, të tërhequr në rrugë nga njerëz pa arsye, të cilët nuk pranojnëe faktet dhe shajnë e bëjnë thirrje për sherr!

 

Advertisement

Sa për të drejtat ato të siguroj që i di shumë mirë dhe i mbroj me të gjitha fuqitë, por kur një luftë prek xhepin njeriu nuk i turret qeverisë me të shara, ndërkohë që qeveria paguan prej muajsh diferencën gjithnjë e më të madhe mes cmimit real të energjisë dhe çmimit në faturën e çdo familjeje!

 

Kjo është e papranueshme dhe prandaj këtë s’e bën kurrë populli, po manipulatorët e mirënjohur që hedhin gurin e fshehin dorën, duke nxjerrë nëpër rrugë fanatikët e tyre për të ndjellë njerëz të mërzitur e të keqkuptuar me situaten!

 

Advertisement

Këtë luftë që nuk e nisi Shqipëria, nuk e ndalon dot Shqipëria dhe nuk e di askush sa do të vazhdojë, duhet ta përballojmë të bashkuar me të vërtetat dhe me durim e dinjitet, sepse tragjedia e vërtetë është ajo që ndodh në Ukrainë, ndërsa ne do t’ia dalim edhe kësaj siç ia dolëm të tjerave më parë!”, shkruan Rama në koment.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy