Shqipëria nënshkruan marrëveshje me Italinë për mësimdhënien e gjuhës italiane

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shqipëria nënshkruan marrëveshje me Italinë për mësimdhënien e gjuhës italiane

Sot, u nënshkrua marrëveshja e re e Mirëkuptimit mbi Programin “Illiria, me qëllim nxitjen e mëtejshme të mësimdhënies së gjuhës italiane, si gjuhë e parë e huaj, në sistemin arsimor shqiptar.

 

Me anë të kësaj marrëveshjeje, Shqipëria merr përsipër të përhapë mësimdhënien e gjuhës italiane në sistemin parauniversitar. Italia, nga ana e saj, do të vijojë të mbështesë zhvillimin e mëtejshëm të mësimdhënies së gjuhës italiane përmes lëvrimit të kontributeve në dobi të mësuesve shqiptarë të gjuhës italiane si dhe furnizimit, me materiale didaktike, të bibliotekave dhe laboratorëve të shkollave “Illiria”.

 

Advertisement

Italia do të vijojë gjithashtu të japë ndihmesën e saj në formimin e mësuesve shqiptarë të italishtes.

 

Me rastin e nënshkrimit, ambasadori i Italisë, Fabrizio Bucci deklaroi: “Synimi ynë është të fuqizojmë mësimdhënien e gjuhës italiane në Shqipëri duke e çuar italishten edhe në shkollat profesionale shqiptare, pasi gjuha italiane duhet të jetë një mjet i dobishëm për t’i mundësuar punësimin të rinjve shqiptarë që diplomohen në degët e ndryshme profesionale. Italia vazhdon të jetë partneri i parë tregtar i Shqipërisë dhe një e treta e shkëmbimeve të Shqipërisë kryhet me Vendin tonë, janë rreth 3 mijë ndërmarrjet italiane që punojnë në Shqipëri duke i ofruar punë dhjetra mijëra njerëzve. Ndaj, e mbi të gjitha për këtë arsye, gjuha italiane është shumë e rëndësishm”.

 

Advertisement

Zhvillimi profesional i mësuesve të gjuhës italiane është një tjetër aspekt i rëndësishëm i kësaj marrëveshjeje, për të cilin Ministrja Kushi shprehu falënderim të përzemërt për palën italiane.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy