Shqipëria përfundon “Screening”/ Ecuri pozitive e procesit në negociatat për anëtarësim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shqipëria përfundon “Screening”/ Ecuri pozitive e procesit në negociatat për anëtarësim

Shqipëria ka përmbyllur  procesin e shqyrtimit të kuadrit tonë ligjor, sa përputhet ai me ligjet e Bashkimit Evropian, ose siç njihet ndryshe procesi Screening.

 

Procesi i shqyrtimit të të gjitha ligjeve që ka Shqipëria nisi vjet në 15 shtator menjëherë pas hapjes së negociatave për anëtarësimin e vendit tonë në BE.

 

Advertisement

Përgjatë gjithë kësaj periudhe më shumë se 1 mijë ekspertë shqiptarë, e po kaq ekspertë të Komisionit Europian kanë  shqyrtuar nivelin e përafrimit  me legjislacionin e BE të ndarë në 6 grup-kapituj.

 

Mes këtyre, grupimi më i rëndësishëm është ai i njohur me emrin “grupi i kapitujve themelore”,  pasi aty përfshihen nga  të drejtat themelore, tek  drejtësia, siguria dhe ekonomia. Komisioni Europian ka rekomanduar që pikërisht për këtë grup kapitujsh, Shqipëria të çel negociatat, por vendimin final pritet që të merret nga shtetet anëtare në muajin dhjetor.

 

Advertisement

Për shkak të vështirësisë grupi i kapitujve themelore është i pari me të cilin nis procesi i negociatave dhe mbyllet i fundit, atëherë kur vendi është gati të bëhet pjesë e Bashkimit Europian.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy