“Shqipëria të zbatojë eurokodet”/ Ekspertët e huaj: Ndërtimet të përballojnë tërmete deri në 8 Rihter

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Shqipëria të zbatojë eurokodet”/ Ekspertët e huaj: Ndërtimet të përballojnë tërmete deri në 8 Rihter

Konferenca Ndërkombëtare shkencore e Inxhinierisë së Ndërtimit , e organizuar nga Universiteti Politeknik i Tiranës, mblodhi akademik, profesor dhe ekspert të fushës nga rajoni, por edhe nga Japonia, Italia, Zvicra, Austria dhe Çekia, të cilët paraqiten rreth 90 punime shkencore dhe prezantime.

 

Temat kryesore të punimeve shkencore ishin të fokusuara kryesisht në rritjen e sigurisë anti-sizmike të ndërtesave të reja dhe ekzistuese.

 

Advertisement

TATSUNORI MATSUMOTO

 UNIVERSITETI KANAZAWA, JAPONI

 

“Duhet të bëjmë studime dhe verifikime për tërmetet në Shqipëri dhe në bazë të tyre të fillojë të vendoset në zbatim një kod i përgjithshëm për ndërtimin e ndërtesave. që të arrihet kjo duhet të këtë një bashkëpunim midis inxhinierëve të ndërtimit dhe atyre që studiojnë tokën, që ndërtesat të jenë më të qëndrueshme dhe mos të këtë dëmtime në rast tërmeti.”

Advertisement

 

Ndërtimet e reja do të projektohen për të përballuar tërmet me magnitudë 8 të shkalles rihter. Ndaj ekspertët e fushës e vënë theksin tek eurokodet.

 

GEORGIOS BELOKAS

Advertisement

PROFESOR NË UNIVERSITETIN E ATIKES, GREQI

“Gjeneratë e dytë është më e përmirësuar se para dhe kjo do të bëjë të mundur përmirësimin dhe konstruksioneve të ndryshme të ndërtimeve që behën së fundmi në Shqipëri.”

 

Kjo është konferencë e parë  këtyre përmasave që organizohet në Tiranë, pas tërmeteve të vitit 2019.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy