Shqiptarët fluturojnë në Turqi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shqiptarët fluturojnë në Turqi

Pandemia ka ndryshuar tërësisht fluturimet e shqiptarëve gjatë këtij fillim viti. Nëse para COVID-it, destinacionet italiane mbanin peshën kryesore të udhëtimeve, në katër muajt e parë të këtij viti në vend të parë është Turqia me destinacion Stambollin.

 

Turqia është i vetmi vend që edhe një vit më parë nuk pati kufizime në lëvizjen e qytetarëve. Autoriteti i Aviacionit Civil ka bërë publike disa shifra të cilat janë të krahasuara me vitin 2019, pasi 2020 ishte një vit thuajse zero në industrinë ajrore.

 

Advertisement

Referuar këtyre shifrave, vetëm në janar-prill 2021 kanë fluturuar drejt Stambollit 58 mijë shqiptarë. Edhe pse kjo shifër është më e ulët se 2019, sërish mbetet më e larta në fluturimet e këtij viti.

 

Në vend të dytë është Milano, ku sipas të dhënave, kanë fluturuar 37 mijë pasagjerë, me rënie më shumë se 60% krahasuar me 2019. Ndërsa në vend të tretë është Viena, në Austri.

 

Advertisement

Destinacionet italiane kanë kryesuar para pandemisë, por ato kanë pësuar një rënie drastike, për shkak të kufizimeve që ka aplikuar qeveria italiane.

 

Aktualisht, përveç, Spanjës, Francës dhe Hungarisë, që pranojnë pasagjerë të vaksinuar, ende shtetet e tjera europiane nuk kanë marrë një vendim final. Nisur nga kjo situatë në aeroportin e Rinasit janë shtuar destinacionet e reja drejt vendeve si Dubai,  që nuk ka kufizime në lëvizje, Ukrainë, etj..

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy