Shqiptarët model të suksesshëm biznesi grumbullimi në Greqi, Gjiknuri: Bashkëpunim me bashkitë e qarkut Elbasan

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shqiptarët model të suksesshëm biznesi grumbullimi në Greqi, Gjiknuri: Bashkëpunim me bashkitë e qarkut Elbasan

Gjatë vizitës së tij në Greqi, Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri njëherësh dhe drejtues politik i qarkut Elbasan bashkë me kryetarët e Bashkive të Qarkut Elbasan u takua me zv.presidentin e Unionit Kombëtar të Kooperativave Bujqësore të Greqisë, z. Kristos Janakaqis.

Në një postim në rrjete sociale, Gjiknuri thekson se gjatë bashkëbisedimit me z.Kristos Janakaqis, u dakordësua për rritjen e bashkëpunimit me bashkitë e qarkut Elbasan në drejtim të zhvillimit të ekonomisë bujqësore dhe gjetjen e tregjeve për produktet.

 

“Pranova me kënaqësi ftesën e Këshillit Drejtues të Unionit Kombëtar të Koperativave Bujqësore të Greqisë për të diskutuar nga afër alternativat e bashkëpunimit me bashkitë e Qarkut të Elbasanit. Pata rastin të shoh nga afër edhe strukturën e këtij organizimi dhe proceset e ndryshme të grumbullimit të produkteve bujqësore. Gjatë bashkëbisedimit me z.Kristos Janakaqis në Veria të Qarkut të Imathisë, zona më e madhe bujqësore e Greqisë, u dakordësuam për vendosjen e një linje ndërveprimi mes Unionit dhe bashkive tona me synim shkëmbimin e eksperiencës por edhe bashkëpunimin në drejtim të zhvillimit të ekonomisë bujqësore dhe gjetjen e tregjeve për produktet shqiptare. Falenderova zv.Presidentin e Unionit z.Janakaqis për ftesën ashtu sikurse bashkëatdhetaren tonë Armida Plangarica e cila përveçse e angazhuar në këtë strukturë mbetet një mbështetëse e shtetasve shqiptar që punojnë në këtë sektor”, nënvizon Gjiknuri.

Advertisement

 

Gjiknuri ka prezantuar historinë e Ilir Kokonozit nga Prrenjasi i cili ka investuar 10 mln euro në ndërmarrjen e tij që shtrihet në 10 000 m katror dhe që sot është eksportuesi më i madh i shumë kulturave në Greqi.

 

Drejtuesi politik i qarkut Elbasan Damian Gjiknuri deklaron se e ftoi Ilirin që të ngrejë një biznes të ngjashëm dhe në vendlindjen e tij në Prrenjas.

Advertisement

 

“Janë mbi 10 milion euro investime. Është eksportuesi më i madh i shumë kulturave që mbillen këtu. Kemi biseduar që shumë shpejt ky të bëjë një gjë të ngjashme, kuptohet me përmasa më të vogla, edhe në vendlindjen e tij në Prrenjas. Unë bashkë me kryetarin e Bashkisë e ftojmë atë, dhe do të bëjmë gjithçka, në mënyrë që të jetë një shembull dhe që suksesi i shqiptarëve në botë të kthehet në përfitim për Shqipërinë.Unë i uroj suksese Ilirit që na bën krenar të gjithëve”, theksoi Gjiknuri.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy