Shqiptarët në Greqi protestojnë për hapjen e kufirit: Mos na refuzoni shtëpinë tonë!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shqiptarët në Greqi protestojnë për hapjen e kufirit: Mos na refuzoni shtëpinë tonë!

Komuniteti Shqiptar në Greqi do të organizojë të martën një protestë paqësore për të kërkuar hapjen e kufijve nga ana e shtetit grek. Shqiptarët që jetojnë në Greqi shprehen të shqetësuar se pse nuk mund të udhëtojnë drejt Shqipërisë, ndërsa shtojnë se po bëhen dallime midis shtetesh.

 

“Hapni tani doganat! Mos na refuzoni shtëpinë tonë! Edhe një herë tjetër si emigrantë shqiptarë dhe qytetarë të Greqisë ndjejmë nevojën kaq shumë të kemi një zë të lartë, të fuqishëm dhe të fortë…! Përse qeveria greke mban mbyllur kufirin me Shqipërinë dhe ka kufizuar në mënyrë asfiktike numrin e hyrjes në Greqi, ndërkohë që me shtetet e tjera ndodh krejtësisht e kundërta? Përse ky dallim të bëhet vetëm me shqiptarët dhe i detyron ata të gjejnë zgjidhje të tjera? Përse në këtë moment kur kufizimi i hyrjeve ndëshkon edhe vetë fermerët grekë të cilët janë në pritje të mijëra punëtorëve të kualifikuar sezonalë që vijnë nga Shqipëria? Përse ky dallim edhe ndaj minoritarëve grekë?  Përse duhet të “ndëshkohen” me mijëra biznese nga të dy anët e kufirit të cilët kontribuojnë në ekonominë e vendit? Ju bëjmë thirrje të gjithëve pa përjashtim dhe dallim, të mblidhemi më 8/06/2021 në sheshin “Sintagma” të kërkojmë të drejtat tona në mënyrë Demokratike në një protestë Paqësore. Të dëgjohet zëri ynë nga qeveria greke, të cilës ne i bëjmë thirrje të rishikojë qasjen e padrejtë ndaj nesh, qytetarëve të saj, pasi vazhdon me penalizmin duke mbajtur mbyllur pikat doganore dhe kështu na privohet një e drejtë themeltare për të udhëtuar drejt vendlindjes dhe anasjelltas në vendin ku kemi zgjedhur të jetojmë dhe ndërtuar jetën tonë, Greqi!”, shkruan Komuniteti Shqiptar në “Facebook”.

 

Advertisement

 

 

Autoritetet greke vendosën që kufiri me Shqipërinë të qëndrojë i mbyllur deri më 14 qershor.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy