Shqiptarët në Tel Aviv tregojnë sulmin: Ishim njoftuar nga ambasada për situatën, nuk patëm rrezik

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shqiptarët në Tel Aviv tregojnë sulmin: Ishim njoftuar nga ambasada për situatën, nuk patëm rrezik

Një grup shqiptarësh që ndodhen në Izrael për një aktivitet turstik kanë kaluar disa orë të pazakonta, gjatë sulmit ajoror nga Irani.

Herida Duro drejtore e turizmit që ndodhet në Tel Aviv tregon se morën dijeni nga ambasada shqiptare lidhur vendimin për sulmet.

Ndërsa ekipet e hotelit ku qëndruan ofruan të gjithë aisstencën në rast alarmi.

“Ne u njoftuam dy ditë më parë nga ambasada jonë në Izrael që në 48 orët e ardhshme priten sulme. Ishim pranë ambasadës në çdo lëvizje dhe informacion. Por fatmirësisht orët e pasigurisë zgjatën pak dhe pasi u informuam që Tel Aviv nuk ishte object i sulmeve”, tha Duro. 

Advertisement

Por normaliteti u rikthye pas pak orësh kur u kuptua që Tel Avini nuk ishte në objektiv. Hapësira ajrore u mbyll përkohësisht, ndërsa ekipi pritet të kthehet ditën e neserme.

“U anulluan të gjitha fluturimet. Ishim planifikuar të niseshëm sot në mëngjes. Por po shohim mundëisn që të kthehemi nga qipro ditën e neserme”, tha Duro.

Sipas ekipit të shqiptarëve, jeta në kryeqytetin izraelit, Tel Aviv, këtë të diel duket t’i jetë rikthyer normalitetit./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy