Shqiptarët nuk mund të hyjnë në Gjermani pa testin negativ

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shqiptarët nuk mund të hyjnë në Gjermani pa testin negativ

Gjermania ka ashpërsuar masat për qytetarët që futen në vend, masa të cilat prekin edhe shqiptarët. Ambasada gjermane në Tiranë njoftoi se duke nisur nga dita e diel (24 janar), të gjithë shqiptarët që duan të futen në Gjermani duhet të kenë me vete testin negativ për koronavirusin.

 

“Kjo rregullore vlen njësoj si për shtetas gjermanë ashtu edhe ata të kombësive të tjera. Në çdo rast testi nuk duhet të jetë bërë më herët se 40 orë përpara hyrjes në Gjermani (prej momentit të marrjes së materialit). Dokumenti me rezultatin e testimit duhet të jetë në formë të printuar ose elektronike në gjermanisht, anglisht ose frëngjisht. Rezultati i testimit duhet të ruhet për një periudhë të paktën dhjetë-ditore pas hyrjes në Gjermani”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

 

Advertisement

Personat që udhëtojnë drejt Gjermanisë apo ata që kthehen në Gjermani nga Shqipëria duhet kësisoj të mbajnë parasysh tre kritere:

–  Hyrje vetëm me testim negativ

– 10 ditë karatinë e detyruar në Gjermani

– Regjistrimi i hyrjes

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy