Shqiptarët po zëvendësohen me indianë, ekspertja e ekonomisë: Paguhen me rrogë minimale dhe janë të kënaqur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shqiptarët po zëvendësohen me indianë, ekspertja e ekonomisë: Paguhen me rrogë minimale dhe janë të kënaqur

Mungesa e fuqisë punëtore shqiptare ka bërë që shumë biznese në vendin tonë të marrin punëtorë të huaj, kryesisht nga India, Filipinet apo Bangladeshi.

Ekspertja e ekonomisë Eriola Hoxha në një intervistë për emisionin “7pa5” në Vizion Plus me Alma Çelajn dhe Syrjan Rahovën ka shpjeguar pse ndodh ky fenomen. Sipas saj, pagat e ulta kanë sjellë largimin e të rinjve, të cilët janë zëvendësuar me personat që vijnë nga vendet e treta dhe që kanë ngelur të kënaqur me jetesën në Shqipëri.

Është një fenomen që është marrë në studim që në shumë qytetet të shqipërisë, pjesa më e madhe e të punësuarve rezultojnë shtetas të huaj.Kjo ndodh për shkak të nivelit të pagesës së ulët dhe largimi i fuqisë punëtore shqiptare. Për shkak të pagesave të vogla dhe kushteve të mira që kanë gjetur në krahasim me vendet nga vijnë, i ka lënë të kënaqur”, tha Hoxha.

Ekspertja shtoi se indianët që punojnë në Shqipëri paguhen me rrogën minimale që është vendosur nga shteti dhe pagesën e marrin përmes bankës dhe jo në dorë.

Advertisement

“Individët që nuk janë shqiptar por punojnë këtu, punojnë me një pagë minimale, por jo që paguhen më pak apo kesh. Paga minimale është taksative. Paga është e njëjtë, por indianët kanë zëvendësuar shqiptarët që kanë ikur. Kjo e prish tregun e punës por lëvizjen demografike nuk e ndalojmë dot. Jemi në një treg pune që fuqia punëtore mungon dhe ky është fakt”, tha ajo.

Hoxha shtoi se për të rritur fuqinë punëtore për shqiptarët, qeveria nga prilli 2024 do marrë një strategji për pagat me një mesatare 900 euro në muaj./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy