Shqiptari kapet duke transportuar drogë në Britani (Policia i zbulon 3 identitete)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shqiptari kapet duke transportuar drogë në Britani (Policia i zbulon 3 identitete)

Një 27-vjeçar shqiptar përfundoi në prangat e policisë britanike si i akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike.

 

I riu i identifikuar si Artenis Tërshalla u kap mat teksa transportonte drogë me automjet.

 

Advertisement

Në makinë atij iu gjetën edhe 4 mijë paund dhe një thikë. Pasi u prangos, shqiptari pranoi para autoriteteve se përdor tre identitete, një shqiptar, një bullgar dhe një italian.

 

Duke u hequr si italian, 27-vjeçari kishte hapur një llogari bankare në Britani për të marrë rreth 12 mijë paund brenda vitit.

 

Advertisement

Pasi pranoi krimin, gjykata e burgosi me 16 muaj burg, ndërsa ka dyshime që ai të jetë i përfshirë në një rrjet më të gjerë të trafikimit të drogës.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy