Shqiptari nga Hasi që jeton në Londër: Në Shqipëri ka pabarazi e burokraci që pengon rikthimin tonë 

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shqiptari nga Hasi që jeton në Londër: Në Shqipëri ka pabarazi e burokraci që pengon rikthimin tonë 

Ervin Mulaj, emigrant që jeton dhe punon në Londër, prej vitesh ka shfaqur interes për të investuar në vendin e tij të orgjinë në Has, nëpërmjet programit “Paketa e Maleve”. Edhe pse ka muaj që ka shfaqur interes për të investuar në fushën e blegtorisë, ai ende nuk e sheh të konkretizuar këtë nisëm e cila është miratuar në janar të këtij viti. Sipas tij një program i tillë shërben vetëm për investim në vendlindje, por jo për rikthim.

“Paketa e maleve” është një program shumë pozitiv. Ka shumë shqiptarë që janë të interesuar për të investuar në vendin e tyre. Por problem është se ka shumë burokraci. As bashkitë as ministrisë nuk e kanë marrë ende seriozisht këtë nisëm dhe kjo për ne është dekurajuese. Premtimet që kam marrë janë që në fillim të vitit të  ardhshëm të kemi një konkretizim”, tha Mulaj gjatë një interviste në emisionin “E-ZONE”.

Një nga qëllimet e këtij programi është edhe rikthimi i emigrantëve në atdhe. Por sipas Mulajt, ky program nuk mjafton. Sipas tij në Shqipëri është e theksuar pabarazia.

Advertisement

“Unë kam vite që jetoj në Londër. Këtu ka rregulla të cilat respektohen nga të gjithë. Në Shqipëri njerëzit nuk trajtohen në mënyrë të barabartë as në arsim, as në shëndetësi, as në polici. Kjo është situatë që na pengon. Pra “Paketa e maleve” vetëm ndikon për investim, por nuk mjafton për rikthimin tonë”, tha Mulaj.

Një nga sfidat me të cilat përballet ekonomia është plakja e popullsisë dhe emigrimi. Edhe Fondi Monetarë Ndërkombëtar apeloi për një reformë të thellë në tregun e punës si një rrugët për të frenuar emigrimin./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy