Shteti, borxhliu më i keq i OSHEE/ Deri në gusht, detyrimet arritën rreth 700 mln euro

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shteti, borxhliu më i keq i OSHEE/ Deri në gusht, detyrimet arritën rreth 700 mln euro

Borxhet ndaj Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë, OSHEE, kanë arritur një rekord të ri. Sipas të dhënave zyrtare, deri në fund të muajit gusht, detyrimi që konsumatorët privatë dhe shtetërorë i kanë kësaj kompanie arriti si  asnjë herë më parë në 77 miliardë lekë, ose rreth 700 mln euro.

 

Peshën më të madhe në këtë detyrim e mbajnë familjarët, por detyrimi i tyre ka ardhur në rënie nga viti në vit.  Ndërsa, e kundërta ka ndodhur me vetë shtetin.

 

Advertisement

Një nga borxhlinjtë më të këqij ndaj OSHEE janë insitucionet publike. Të dhënat flasin se borxhi në institucionet buxhetore dhe jo buxhetore, ka shënuar rritje nga viti në vit. Në fund të muajit gusht, detyrimi i tyre ndaj OSHEE, ku përfshihen kryesisht ujësjellësat arriti në masën 20 mld lekë, kjo shifër në 2020 ishte 17 ndërsa në 2019, 13 miliard lekë.

 

Faturat e energjisë së kompanive publike paguhen direkt nga buxheti i shtetit, ndaj ky fenomen është një dëshmi e mungesës së displinës në shpenzimet buxhetore. Sa herë këto kompani nuk janë në gjendje të mirë financiare vendosin të mos paguajnë faturat e energjisë dhe të ujit, ndërsa deri më sot askush prej tyre nuk penalizohet.

 

Advertisement

Por, nëse një konsumator familjar nuk paguan faturën korent, atij i ndërpritet energjia, ndërsa fillon dhe aplikohen kamatvonesa. Kjo është vetëm një pjesë e panoramës së situatës fiananciare në energji, çka tregon se është vetë shteti një kontributor i krizës së energjisë që po troket.

 

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy