“Shtetrrethim” në Elbasan, policia ekzekuton 52 urdhër-arreste/ Familjarët: Ma morën djalin si kriminel

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Shtetrrethim” në Elbasan, policia ekzekuton 52 urdhër-arreste/ Familjarët: Ma morën djalin si kriminel

Qindra forca të ndërhyrjes së shpejtë kanë vepruar sot në qarkun e Elbasanit duke asgjesuar plotësisht një grup kriminal me akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike ndërsa janë goditur pjesërisht edhe tre grupe të tjera kriminale.

 

Sipas drejtorit të policisë së Elbasanit Ilir Proda, mëngjësin e sotëm janë ekzekutuar 52 urdhër arreste të lëshuara nga prokuroria.

 

Advertisement

Aksioni i policisë i ka gjetur në befasi banorët, të cilët shprehen se nuk kanë asnjë informacion.

 

 

TE AFERM TE TE ARRESTUARVE

Advertisement

 

  • “Erdhën në banesë dhe nuk na dhanë asnjë shpjegim. Nuk dimë asgjë, thjesht ësghtë ndaluar. Asnjë informacion nuk na ka dhënë deri tani, vetëm që do i marrin drejt Tiranës.”

 

 

  • “Erdhën sikur jemi kriminelë, e morën djalin, nuk na thanë asgjë.”

 

Advertisement

 

Burime zyrtare nga policia po ashtu bëjnë me dije se dhjetëra persona janë shoqeruar për verifikim. Në kuadër të hetimeve janë sekuestruar dorgë, armë dhe shuma monetare të përfituara nga aktiviteti kriminal.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy