Shtohen makinat elektrike; kërkesat në rritje edhe për shkak të rritjes së karburantit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shtohen makinat elektrike; kërkesat në rritje edhe për shkak të rritjes së karburantit

Makinat elektrike dhe hibride po gjejnë gjithnjë e më shumë përdorim në Shqipëri. Referuar të dhënave të Institutit të Statistikave, në vitin 2021 tregu shqiptar kishte 262 mjete elektrike më shumë sesa nw 2020-n.

 

Vitin e shkuar u regjistruan edhe 500 makina hibride më shumë, të cilat kanë dy motorë, një elektrik dhe një me naftë ose benzinë. TAB2

 

Advertisement

Rritja ka vazhduar edhe gjatë këtij viti, edhe si një reflektim i çmimit të rritur të karburanteve për makinat tradicionale.

 

GERARD MERDANI

DREJTOR I MARKES “HYUNDAI”

Advertisement

 

“Ka një shtim të makinave hibride apo 100% elektrike. Kjo është shtuar jashtë mase shumë edhe gjatë këtij viti, me rritjen e çmimit të naftës, në industrinë tonë vumë re që në fillim të prillit patëm një rritje shumë të madhe të kërkesave 100% elektrike. Kërkesa për makinat hibride sidomos ato 100% elektrike, ka ardhur shumë në rritje.Këtë vit është vënë re një rritje e kërkesës nga ana e individëve, familjarëve. Më përpara ishte fokusim i bizneseve, i flotës së shpërndarjes. Kjo sepse arrijnë edhe të krijojnë një linjë karikimi në shtëpitë e tyre. Presim në muajt e ardhshëm të shtohen makinat e punës elektrike.”

 

Tregu vendas vijon të dominohet nga automjete me motor me djegie, megjithatë përfaqësuesit e biznesit thonë se gradualisht në të ardhmen do të ndodhë zëvendësimi i tyre me makina elektrike dhe hibride.

Advertisement

 

GERARD MERDANI

DREJTOR I MARKES “HYUNDAI”

 

Advertisement

“Ekonomia ende në zhvillim siç është e jona, ende makinat disavjeçare që mund të pajisen me impiant gazi do të jenë prezente në tregun tonë. Makinat e përdorura shiten 20 herë më shumë në vit sesa makinat e reja. Por tendenca e makinave të reja nga të gjithë prodhuesit po shkon drejt makinave hibride, elektrike dhe kjo është përqafuar shumë edhe nga tregu jonë. Makinat do të shtojnë drejt elektrifikimit dhe mendojmë se është diçka e përshtatshme edhe për tregun tonë. Mund të performojë shumë mirë sepse me një karikim mbulohen deri në 600-700 km.”

 

 

Automjetet e kategorisë së gjelbër kanë një çmim më të lartë se veturat me karburant tradicional dhe shumë shtete të botës ofrojnë rimbursim në vlerën e disa mijëra eurove për blerjen e një mjeti të tillë.

Advertisement

Në vendin tonë, prej vitit 2020 është hequr detyrimi i TVSH-së së importit në doganë për autoveturat e reja elektrike. Ndërsa Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor ka zeruar të gjitha tarifat e shërbimeve me vlerë 7,500 lekë.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy