Shtohen problemet nga moti i keq, shembjet e urave dhe rrëshqitjet e rrugëve bllokojnë disa fshatra

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shtohen problemet nga moti i keq, shembjet e urave dhe rrëshqitjet e rrugëve bllokojnë disa fshatra

Reshjet intensive të shiut, të shoqëruara me erë të fortë, që kanë përfshirë Qarkun e Lezhës gjatë 24 orëve të fundit vazhdojnë të rëndojnë situatën në terren.

Në bashkinë Kurbin nuk janë raportuar problematika gjatë natës, ndërkohë në Mamurras po kryhet pastrim i kanaleve kulluese, po ashtu në Shpërdhet vazhdon puna në argjinaturën e lumit Drojë dhe pastrimin e inerteve.

Banoret thone se niveli i ujit ishte i frikshëm, duke rrethuar banesat, ndërsa solli dëme të shumta në bazën ushqimore për bagetitë.

Mjetet e Forcave të Armatosura po punojnë në sistemimin e aksit Skuraj–Vinjollë–Gallatë dhe në përforcimin e urës së dëmtuar nga prurjet e lumit Skuraj, ndërkohë në Mamurras ndodhen efektivë me një varkë për raste emergjente.

Advertisement

Në shkollën “Nënë Tereza” u shënua prezencë uji në oborr, ku strukturat e bashkisë ndërhynë menjëherë. Mësimi vijon normalisht.ndërkohë familjet e evakuara janë sistemuar në konviktin e shkollës “Kolin Gjoka”.

Në Fan janë dy fshatra të izoluar nga shembjet e dherave ku është bllokuar dhe transporti i fëmijëve drejt shkollës. Ndërkohë jane dëmtuar urat pasarelë në disa fshatra.

Në fshatin Shengjin dhe në Kurbnesh është bllokuar rruga kryesore që lidhet me Lurën dhe ka bllokime rrugësh në disa fshatra të tjerë.

Hidrovorët nga ana tjetër funksionojnë me kapacitet të plotë, ndërsa grykat e kolektorëve në Zadrimë, Zejmen dhe Tale janë hapur dhe punojnë normalisht.

Advertisement

Ne Shkodër mbetet i bllokuar segmenti Ndërlysaj–Breg-Lumi nga rrëshqitja e gureve ndërsa punimet për hapjen e tij vijojnë.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy