Shtohen rastet me HIV-AIDS, mes 113 të infektuarve, të rinj dhe 2 fëmijë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shtohen rastet me HIV-AIDS, mes 113 të infektuarve, të rinj dhe 2 fëmijë

 Ky vit ka shënuar një shtim të rasteve me HIV-AIDS në vendin tonë.  Mes 113 të infektuarve të rinj rezultojnë edhe 2 fëmijë.

 

ARJAN HARXHI

MJEK INFEKSIONIST, QSUT

Advertisement

“Janë raportuar dy raste të transmetimit vertikal nga nënë tek fëmija gjë e cila e bën imperative, që në Shqipëri të implementohen përfundimisht  të gjitha gratë në programin e testimit dhe parandalimit të transmetimit të infeksionit HIV nga nëna tek fëmija.”

 

Meshkujt vijojnë të jenë më të ekspozuar ndaj kësaj sëmundje me 87 raste përkundrejt 26 femrave. Sipas ekspertëve të sëmundjeve infektive  kjo rritje e rasteve po ndodh tek meshkujt që kryejnë marrëdhënie seksuale brenda të së njëjtës gjini.

 

Advertisement

ARJAN HARXHI

MJEK INFEKSIONIST, QSUT

 “HIV-AIDS mbetet një sëmundje seksualisht e transmetueshme në Shqipëri, pra nuk transportohet në rrugë të tjera me përjashtim të ndonjë rasti. Ka një trend të ulje të moshës por grupmoshat më të rrezikuara janë ato 20-40 vjeç. Ka mosha të reja deri në 18 vjeç qe janë meshkuj që kryejnë marrëdhënie me meshkuj  që janë infektuar në moshë të hershme.”

 

Advertisement

Për herë të parë në vendin tonë do të ofrohen në farmaci teste të shpejta që mund të aplikohet nga vetë qytetarët nëse rast se ndihen të rrezikuar. Po kështu do të futet terapia me medikamente, që nuk do të përdoren për trajtim, por për parandalim të HIV-it.

 

ROLAND BANI

KOORDINATOR KOMBETAR PER HIV AIDS

Advertisement

“Ata persona që janë në risk ose e konsiderojnë veten në risk do të kenë mundësi  që të marrin PREP, medikamente të cilat kanë disa skema të caktuara që ata mund ti marrin dhe parandalon transmetimin e HIV. jemi në fazat fillestare dhe kemi filluar me trajnimin e personelit mjekësor”

 

Përgjatë 2023- shit kanë ndërruar jetë 15 persona me AIDS, 8 prej të cilëve u diagnostikuan po këtë vit. Aktualisht në Shqipëri janë të përfshirë në skemën e mjekimit 825 persona të rritur dhe 12 fëmijë me HIV.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy