Shtohen të prekurit nga gripi; virozat e stinës pritet ta kenë kulmin në janar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shtohen të prekurit nga gripi; virozat e stinës pritet ta kenë kulmin në janar

Rikthehet qarkullimi intensiv i gripit dhe infeksioneve të tjera respiratore. Pas tri vitesh pandemi, gripi po dominon ndaj mutacioneve të Covid-19.

 

Virusi i Gripit ka sjellë simptoma nga më të lehtat deri tek ato më të rëndat dhe pas festave të fundvitit pritet të shënojë kulmin e infektimeve.

 

Advertisement

BESAR HYSI 

MJEK FAMILJE

 

“Virusi i gripit ka fillur që prej nentorit dhe rastet janë në rritje tani gjatë periudhës së dhjetorit. Presim që në janar të kemi më shumë raste, pritet një fluks me ndryshimin e temperaturave. Më të shpeshtë që paraqiten tek mjeku janë pacientët  më sëmundje kronike, ata që janë mbi 60 vjeç por edhe grupmoshat e tjera”.

Advertisement

 

Një tjetër angazhim për personelin shëndetësor në këtë periudhe vjen për shkak të një virusi respirator, i cili prek më së shumti fëmijët e vegjël duke i çuar ata në pamjaftueshmëri në frymëmarrje.

 

SONILA BRATI 

Advertisement

MJEKE PEDIATRE

 

“Situata me virozën në këtë periudhë është e ngarkuar përafërsisht vizitat shkojnë 30 por edhe më tepër ne ditë të caktuar. Ka disa infeksione që po qarkullojnë në këtë peruidhë , temperatuar e lartë tek fëmijët që shkon 4 ditë ose më tepër. Janë infeksionet e rrugëve respiratore por ka pasur raste edhe me pneumoni.”

 

Advertisement

Mjekët këshillojnë prindërit që në rastet e prekjes së fëmijëve nga virozat, t’i drejtohen specalis6tëve dhe të shmangin përdorimin vetjak të antibiotikëve.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy