Shtrenjtohen drutë e zjarrit/ Banorët: Çmimi më i lartë se vitet e kaluara

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shtrenjtohen drutë e zjarrit/ Banorët: Çmimi më i lartë se vitet e kaluara

Ndërsa dimri ka hyrë, për banorët e Kukësit shqetësim mbetet sigurimi i lëndëve drusore për ngrohje. Ata thonë çmimi është rritur krahasuar me një vit më parë. Sipas tyre, një metër kub dru zjarri varion nga 35 deri në 45 mijë lek.

 

I kemi marrë, por shumë shtrenjt. Në këto kushte kemi ngel.

I kam siguruar. Por si me zor.

Advertisement

Qytetari i Kukësit është më i varfri. Heqim bukën e gojës për t’i siguruar.

 

Vështirësi më të shumta për sigurimin e lëndëve drusore i kanë kryesisht shtresat e varfëra dhe pensionistët.

 

Advertisement

Duhen parë. Nuk ka. Pensionet janë të vogla.

 

Edhe në Bulqizë, qytetarët ankohen se çmimi ka pësuar rritje të ndjeshme.

 

Advertisement

37 me gjithë të prerë.

Jemi të detyruar t’i marrim.

Nuk ka çmim. Ka 40-45. Nuk ka çmim standard. 10 m3 për familje duhet që të kalosh dimrin tamam.

 

Advertisement

Ndërkohë në Korçë, tregëtarët thonë se cmimi shitjes nuk ka ndryshuar.

 

Shitja ka qenë normale, si dhe vitet e tjera. Çmimet janë po të njëjtat. Çmimi është 17 për ahun dhe i dushkut 20 mijë lekë. Të paprera 38 mijë, varet nga trashësia e drurit. Jo nuk ka rënë kërkesa.

 

Advertisement

Në verilindje dhe juglindje te vendit një pjesë e madhe e banorëve vazhdojnë t’i mbeten besnik ngrohejs me dru për shkak të temperaturave të ulëta.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy