Shtyrja e mbledhjes së Këshillit të Mandateve/ Bardhi: Mazhoranca i dha kohë Ahmetajt që të arratiset

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shtyrja e mbledhjes së Këshillit të Mandateve/ Bardhi: Mazhoranca i dha kohë Ahmetajt që të arratiset

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka kundërshtuar vendimin për shtyrjen e mbledhjes së Këshillit të Mandateve, i cili po shqyrtonte kërkesën e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt.

 

Në një prononcim për mediat pas përfundimit të mbledhjes, Bardhi deklaroi se ky vendim ka si qëllim që t’i japë kohë ish numrit dy të qeverisë të largohet.

 

Advertisement

“Ai nuk ka ikur për t’u arratisur por nuk dinin se ku kishte ikur dhe ku ndodhej në këtë moment. Mazhoranca vendosi që ti japë kohë dhe u vendos që të shtyjë seanca për ditën e nesërme. Duke i dhënë kohë në këtë mënyrë që autorizimi të jepet për javën që vjen. Kjo është një ndihmë që mazhoranca po i jep Ahmetajt për t’u fshehur nga drejtësia. Duhet të kishte lejuar prokurorinë ti jepte autorizimin gjykatës më pas është gjykata nëse duhet arrestuar apo jo. Kam pyetur SPAK se ku ndodhet në Shqipëri apo Kanada nuk ka marrë përgjigje”,- tha Bardhi.

Avokatët e Arben Ahmetajt konfirmuan se ai nuk ndodhet në Shqipëri, teksa SPAK kërkon që ta arrestojë. Ndërkohë, nuk dihet ende vendndodhja e ish zv/kryeministrit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy