Shtyrja e procesit për zgjedhjen e Presidentit/ Balla: Duhet kohë për të reflektuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shtyrja e procesit për zgjedhjen e Presidentit/ Balla: Duhet kohë për të reflektuar

 

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla propozoi që raundi i parë i votimit për zgjedhjen e Presidentit të ri të bëhet më 10 maj.

 

Balla u shpreh se do të ishte mirë që negociatat të nisnin më parë në mënyrë që raundi i parë të mos niste një ditë para afatit të përcaktuar në Kushtetutë.

Advertisement

 

“Unë do të propozoja datën 10 maj të ishte mbajtja e raundit të parë të votimit për Presidentin e ri. Kjo shtyrje me 5-6 ditë i shërben të gjitha grupeve parlamentare për të qartësuar brenda vetes procesin e këtyre bisedimeve, negociatave mes grupeve parlamentare. Kushtetuta ka përcaktuar qartë nevojën e një dialogu përgjatë 3 raundeve të para. Mirë do të ishte të kishim të gjitha grupet parlamentare që të merrnin kohën e nevojshme për të dialoguar me njëri-tjetrin. PS hyn në këto negociata me 3 grupet parlamentare për të zgjedhur një President të gjithë shqiptarëve”, tha Balla.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy