Si do kontrollohen pagat? Kontabilistët i druhen selektivitetit në verifikimin e bizneseve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Si do kontrollohen pagat? Kontabilistët i druhen selektivitetit në verifikimin e bizneseve

Pas zyrtarizimit të evazionit të lartë në tregun e punës, që u faktua me publikimin e listës së pagave, qeveria i ka lënë afat biznesit deri në 20 janar që të vetkorrigjohet, çka nënkupton deklarimin real të rrogave.

Por në fakt administrata tatimore nuk ka një mekanizëm imponues për bizneset, ndërsa monitorimi deri në detaj i të ardhurave dhe shpenzime për kompanitë mbetet i vështirë. Ndaj kontabilistët i druhen aplikimit të pagave referencë si dhe selektivitetit në kontrollet që do të ushtrohen.

Advertisement

Kam frikë se do të ndodhë pikërisht kjo aplikimi I pagave referencë, si rruga më e thjeshtë edhe pse jo e duhura. Të ofrosh nje pagë kufi do të thotë që sërisht rrogat të deklarohen në atë kufi të përcaktuar, ndërsa efekti edhe pse do të sillte përmirsim, nuk e zgjidh problemin. Nga ana tjetër nese nisin kontrollet rrezikojnë që ato të kryhen në mënyrë selektikeve, sic ka ndodhur dhe më parë- shprehet Sotiraq Dhamo, kontabilist.

Qeveria thotë se fiskalizimi ul ndjeshëm mundësinë e evazionit, por me shtyrjen sërish të këtij afati për biznesin e vogël, mbetet e vështirë të monitorosh xhiron reale të biznesi, për të evidentuar madhësinë e evazionit

Advertisement

Nuk ka në cikël të mbyllur të fiskalizmit, cka do të thotë nuk qartëson dot burimet e të ardhurave të biznesit si dhe të shohësh paratë cash që ai mban për të parë nëse ato përputhen me deklarimet që kanë bërë apo jo-thotë Dhamo.

Pas datës 20 janar  tatimet pritet të nisin kontrolle tek ato biznese, që kanë deklarime pagash të ulta, por aksione të tilla janë kryer edhe më herët.

Advertisement

Kjo nuk është hera e parë. Nuk luftohet evazioni me fushata dhe kontrolle, të cilat më pas harrohen. Duhet një plan veprimi I qartë, binzeset me rrisk të lartë duhet të jenë më në fokus. Por vëmëndje duhet të ketë tek ato paga që dukshëm janë përtej cdo llogjike tregu për të parë ligjshmërin e punëdhënësit.-pohon Sotiraq Dhamo.

Nga rreth 700 mijë të punësuar, rreth 40 % e tyre rezultojnë se paguhen me pagë minimale prej 30 mijë lekësh, niveli  më i lartë i evazionit në tregun e punës se çdo vend tjetër i rajonit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy