Si funksionon ligji i tërheqjes? Psiko-hipnotizuesi: Atë që manifeston të ndodh, gjithçka fillon nga dëshira

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Si funksionon ligji i tërheqjes? Psiko-hipnotizuesi: Atë që manifeston të ndodh, gjithçka fillon nga dëshira

Ligji i tërheqjes është një filozofi që sugjeron që mendimet pozitive sjellin rezultate pozitive në jetën e një personi, ndërsa mendimet negative sjellin rezultate negative. Ai bazohet në besimin se mendimet janë një formë energjie dhe se energjia pozitive tërheq sukses në të gjitha fushat e jetës, duke përfshirë shëndetin, financat dhe marrëdhëniet. Bazuar në këto premtime, shtrohet pyetja: A është i vërtetë ligji i tërheqjes? Ndërsa ligji i tërheqjes ka tërhequr vëmendjen vitet e fundit, atij i mungojnë provat shkencore dhe përgjithësisht shihet si një pseudoshkencë.

Psiko-hipnotizuesi Blerim Hakaj, në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “7pa5” në ekranin e Vizion Plus, të moderuar nga Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova tha se ligji i tërheqjes është universal. Sipas tij, atë që mendojmë e tërheqim në jetën tonë. Pra nëse mendojmë pasurinë dhe bollëkun do të tërheqim pasurinë, dhe nëse mendojmë skamjen dhe varfërinë do të tërheqim atë që manifestojmë.

Hakaj: Shkenca me teologjinë dikur ishin një. Tani nuk kanë shumë interes njerëzit ndaj ligjit të tërheqjes. Por ato që mendon tërheq, qoftë me vetëdje apo pa vetëdije. Ne të gjithë e përdorim ligjim e tërheqjes këto janë ligje universale. Problemei është te vetëdija jonë, që ne nuk jemi të vetëdijshëm. Një familje me probleme financiare…ata janë vazhdmisht të vetëdijshëm ndaj rrethanave të tyre të fukarallëkut. Mendimet që dominojnë në kokën e tyre janë “shiko sa shtëpi të keqe kam, s’kam makinë, etj,.” Pra pa vetëdije është duke tërhequr të njëjtat gjëra.

Çfarë mund të bëjmë? Si të arrijmë të ligji i tërheqjes?

Advertisement

Hakaj: Gjithçka fillon nga dëshira. Ti e programon diçka në subkoshiencë. Gjithmonë përdoret sepse ti gjithmonë jeton me fuqinë e ligjit të supozimit. Ti e supozon, supozon diçka a mundesh apo nuk mundesh. Sipas mendimeve që mendojmë ne shmicën e kohës e projektojmë në subkosheinë dhe subkoshienca më pas na bën të mendojmë a mundem apo nuk mundem.

Ngjarjet e këqija mund tia tërheqim vetes? Ka njerëz që ankohen gjithmonë nuk kam ata, më ndodhin vetëm gjëra të këqija, etj.

Hakaj: Absolutisht po. Këta janë profetizuesit e jetës së tyre. Këta njerëz janë pa vetëdje fare. E thonë para se tu ndodhë ajo që i ndodh, ne të gjithë funksionojmë te ligji i tërheqjes.

Si nis manifestimi duke përdorur ligjin e tërheqjes?

Advertisement

Hakaj: Kur ti dëshiron të bësh diçka duhet ta kuptosh fuqinë e të madhit Zot. Kur ti beson që zoti ta bën zgjidhjen, automatikisht zgjidhja do të vijë./vizionplus.tv 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy