“Si i biri i Sulltanit të Arabisë Saudite”/ Berisha: Rama shpenzon 10 mijë euro në një drekë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Si i biri i Sulltanit të Arabisë Saudite”/ Berisha: Rama shpenzon 10 mijë euro në një drekë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka treguar se si kryeministri Rama dhe qeveria po vjedhin qytetarët me anë të taksave të tyre.

 

Në një mbledhje me strukturat e PD-së në Tepelenë ai tha se kryeministri shpenzon, sipas tij, 10 mijë euro për një drekë dhe 4 milionë euro për një instalacion.

 

Advertisement

Nga taksat tuaja, mblidhet një buxhet prej 4 miliardë eurosh. Në Kosovë mblidhen 2 miliardë euro. Por në Kosovë, mjeku paguhet dy herë më shumë se në Shqipëri, të gjitha rrogat janë 40 deri në 60 për qind më të larta se në Shqipëri.

 

Ndërkohë në vitin 2013, rrogat tona ishin më të mëdha edhe se në Rumani dhe Bullgari, që ishin vende anëtare të BE-së.

 

Advertisement

Këta qeveritarë, këta vjedhin. Do ju them një gjë këtu: nga jeta juaj, ai hajduti që futet në një shtëpi për të vjedhur, ai urren viktimën e tij. E justifikon vjedhjen me urrejtjen ndaj viktimës.

 

Të tillë janë këta, ju vjedhin ju dhe ju urrejnë ju. Kjo urrejtje bën që Edi Rama të ulet në drekë sikur të ishte i biri i Sulltanit të Arabisë Saudite.

 

Advertisement

A mundet që kryeministri i Shqipërisë të drekojë 10 mijë euro në një drekë? A mundet ministrja e tij të porosisë biftekun 1 mijë euro? A mendoni se këta kanë ndjenja për shqiptarët? A mendoni se mendojnë për ju dhe fëmijët tuaj?

 

Rama porosit vazo druri për oborrin e kryeministrisë prej 4.2 milionë eurosh. A nuk është kjo një praktikë për varfërimin tuaj?

 

Advertisement

Nuk di kryeministër në Europë, por as në botë, që të blejë një instalacion druri 4.2 milionë euro për oborrin e zyrave të tij. E bën se ai nuk mendon për ju, nuk mendon për pensionistët, nuk mendon për ata që nuk mbyllin tri vaktet, për të rinjtë që nuk gjejnë punë dhe po ikin e ikin“, tha ai.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy