Si tatohen bizneset në Shqipëri? Një po, një jo, një ndoshta

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Si tatohen bizneset në Shqipëri? Një po, një jo, një ndoshta

Ligji i tatimit mbi të ardhurat nisi zbatimin duke tatuar vetëm 30 mijë profesione të lira, por duke lënë jashtë tatimit 90 mijë biznese të vogla. Për ekspertët ligjorë një ligj i tillë nuk ka bërë që tjetër,  vetëm se ka theksuar pabarazinë në sistemin e taksimit. Meri Lika audituese ligjore shpreson se ankimimi në gjykatën kushtetuese do tii japë zgjidhje këtij ngërçi

“Unë besoj se gjykata do të marrë një vendim të drejtë, sepse parimi themelor i kushtetutës është që të gjithë jemi të barabartë para ligjit. Në fakt me këtë ligj vetëm të barabartë nuk jemi. Përkundrazi, brenda bizneseve të vogla disa tatohen dhe disa nuk tatohen. Disa tatohen 15% dhe disa vetëm 8%. Kjo është pabarazi”, tha Meri Lika në emisionin E-ZONE

Ajo vijon më tej kur thotë se barra e re e taksave është e barabartë sikur të kem një biznes të dytë.

“Kostoja që unë do paguaj dhe disa nga klientët e mi është e barabartë sikur të kem një biznes të ri, pra të kem dy biznese paralelisht. Në disa raste kostoja vjetore arrin në 30%  e fitimit vjetor dhe kjo është shumë e lartë. Shumë prej tyre do të ankimojnë”, tha Lika

Advertisement

Qeveria ka vendosur që biznesi i vogël deri në 2029 do të ketë tatim fitimi zero. Ndërsa 30 mijë bizneset që ofrojnë shërbime profesionale janë vetëm grupi i parë që po nisin të taksohen./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy