Si u zbulua dhuna ndaj 28-vjeçares/ U dërgua në spital e gjakosur në gjithë trupin, autori: Isha shumë xheloz

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Si u zbulua dhuna ndaj 28-vjeçares/ U dërgua në spital e gjakosur në gjithë trupin, autori: Isha shumë xheloz

Detaje të tjera të rënda dalin në pah nga heqja e lirisë dhe dhunimi barbar i 28-vjeçares, nga bashkëjetuesi i saj, Gleard Gusholli, për një javë. Policia ka mundur të zbardh ngjarjen pak pas mesnatës së të shtunës, pasi janë njoftuar se në një klinikë private ka mbërritur një paciente e dhunuar në mënyrë barbare, e sjellë aty nga dy vajza të tjera.

 

 

Më pas e reja është transportuar në Spitalin e Traumës pasi ka qenë në gjendje tepër të rëndë, e rrahur, e goditur dhe e gjakosur në të gjitha pjesët e trupit.

Advertisement

 

Menjëherë kanë nisur hetimet mbi rastin. Njëra prej vajzave që e ka dërguar në klinikën private ka qenë motra e agresorit, e cila është marrë në pyetje nga policia dhe i ka dërguar në banesë, ku vajza është mbajtur dhe dhunuar për ditë me radhë.

 

Në banesë, ndër të tjera policia ka gjetur edhe një këmbë karrigeje, me të cilën dyshohet se ka dhunuar barbarisht vajzën 31-vjeçari Gusholli.

Advertisement

 

Mësohet se njëri prej djemve që ka ndihmuar Gushollin të largohet e të fshihet ka qenë kunati i tij, burri i motrës. Për disa orë me radhë policia e ka kërkuar dhe është lokalizuar diku pranë “Zogut të Zi”.

 

Autori, pasi është arrestuar ka treguar se ishte shumë xheloz, por nuk ka dhënë detaje të plota e konkrete në lidhje me ngjarjen e rëndë. Vajza bëhet me dije se e ka kaluar rrezikun për jetën në spital dhe është përmendur.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy