Si u zbulua rrjeti i drogës/ Të penduarit e drejtësisë fundosën trafikantët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Si u zbulua rrjeti i drogës/ Të penduarit e drejtësisë fundosën trafikantët

Ishte dëshmia e katër të penduarve të drejtësisë, ajo që zbardhi gjithë rrjetin e trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Italisë.

 

Katër dëshmitarët, ishin ndaluar gjatë dy operacioneve të zhvilluara më herët gjatë vitit 2018 dhe 2020 ku u arrestuan rreth 80 persona, në Itali dhe Shqipëri.

 

Advertisement

Hetime këto që nisën në vitin 2016. Ata rrëfyen para heteusve gjithë dinamikën sesi funksiononte linja e trafikut.

 

Lënda narkotike, kultivohej në shqipëri e më pas nisej nga Vlora ose Kavaja me gomone drejt italisë. Më pas shpërndahej drejt qyteteve të ndryshme por dhe vendeve të tjera europiane.

 

Advertisement

Për shkak të rolit që kishin në këto grupe kriminale katër bashkëpunëtorët e drejtësisë, hetuesit arritën që brenda pak muajve të zbulonin të gjithë zinxhirin se si organizohej trafiku, që nga prodhjimi, magazinimi dhe më pas trafikimi drejt brigjeve italiane me gomone të fuqishme.

 

Gjatë transportit, zyrtarë të ndryshëm të implikuar në këtë rrjet kriminal mundësonin që trafikantët të mos hasnin pengesa gjatë rrugës.

 

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy