Siguria ndaj sulmeve kibernetike/ Gjendja Civile njofton ndërprerjen e shërbimit për një ditë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Siguria ndaj sulmeve kibernetike/ Gjendja Civile njofton ndërprerjen e shërbimit për një ditë

Ministria e Brendshme ka bërë të ditur se për të rritur nivelin e sigurisë ndaj sulmeve kibernetike gjendja Civile po ndërmerr një sërë masash.

 

Në kuadër të këtyre masave njoftohet se të premten (16 shtator) Gjendja Civile nuk do të afrojë asnjë shërbim në ayrat e aplikimit të dokumenteve biometrike.

 

Advertisement

Njoftim i Gjendjes Civile
Për të rritur nivelin e sigurisë ndaj sulmeve kibernetike, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile po ndërmerr nje sërë masash të integruara.
Në këtë kuadër, ditën e premte, 16 shtator, GJC njofton se NUK do të mund të ofrohet shërbim në zyrat e aplikimit të ‘Aleat’ për dokumente biometrike (pasaporta apo ID karta).

Ministria e Brendshme kërkon mirëkuptimin e gjithë qytetarëve për këtë ndërprerje të përkohshme të shërbimit, vetëm për diten e premte, por edhe kjo ndërhyrje shton masat komplekse për të garantuar shërbim të pandërprerë në vijim, e të sigurt për çdo qytetar.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy